“Panama Papers”, bastiset selia e zyrës ligjore Mossack Fonseca

Elton Tafaruci

Policia në Panama ka bastisur selinë firme ligjore Mossack Fonseca , për shkak të rrjedhjes masive të të dhënave.

BBC raporton se Prokurorët kanë thënë se operacioni në zyrat e firmës Mossack Fonseca “është kryer pa incidente dhe pa ndërhyrje”.

Dokumentet që kanë rrjedhur, të njohura si Letrat e Panamasë, kanë zbuluar se si figurat globale kanë fshehur pasurinë jashtë vendeve të tyre, për të shmangur taksat.

Firma ligjore, Mossack Fonseca, ka mohuar çdo akuzaë, duke thënë se ka qenë viktimë e sulmeve nga hakerët.

Presidenti i Panamasë, Juan Carlos Varela, ka premtuar se do të punojnë me vendet e tjera për të përmirësuar transparencën në industrinë financiare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *