Një guidë e veçantë për turizmin nga Rearview Mirror

Elton Tafaruci

Rearview Mirror, një blog britanik mbi turizmin i ka kushtuar vëmendje të veçantë Shqipërisë, si një destinacion turistik duke përshkruar një guidë të detajuar mbi atë që duhet të jetë një udhëtim që sduhet të mungojë në 2016-ën.

Shqipëria vlerësohet si një destinacion interesant me bukuri natyrore, histori tërheqëse.

“ Është një destinacion i sigurt dhe mund të arrihet me disa mënyra. Aksesi pritet të lehtësohet edhe më shumëduke qenë se parashikohen të realizohen fluturime me kosto të ulët. “ Njerëzit shpesh pyesin se çrarë pëlqejmë te ky vend dhe kjo është e thjeshtë: ka një natyrë të bukur, peisazhe fantastike, klimë mesdhetare dhe njerëz mikpritës, për të mos përmendur një avantazh që shtë një destinacion ‘ paturpësisht’ i lirë në krahasim me vendet e tjera të Europës.

Shqipëria është një destinacion që do t’ju tërheq me shikim të parë dhekjo vlen edhe ër ata turistë që janë mësuar me jetën e qytetit. Vargmalet masive, liqetet e pacenuara, plazhet në jug të vendit janë disa nga avantazhet” shkruan Rearvië Mirror.

Sipas këtij blogu, Shqipëria meriton të ketë më shumë vëmendje nga ana e turistëve. “Nëse dëshironi që të vizitoni Shqipërinë atëherë mund të vizitoni disa nga këto lokalitete, si : Thethi dhe Valbona – një panoramë e veçantë në veri të vendit ; Apollonia – rrënojat e Greqisë së lashtë e cila gjendet jo shumë larg Fierit ;

Divjaka – për plazhin ranor, pyllin dhe lagunën”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *