Menaxhimi i krizës së refugjatëve ishte tema e ditës në takimin e Ministrave dhe Sekretarëve të Shtetit për Çështjet Europiane zhvilluar në Amsterdam, ku mori pjesë dhe ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha
Gjatë takimit u vu theksi tek bashkëpunimi i të gjitha vendeve me një program të përbashkët për të adresuar problematikat dhe sfidat me të cilat përballet Europa sot.
Ministrja Gjosha ne takimet me shumë nga Ministrat e pranishëm ndau me ta besimin se Projekti Europian, është një model i suksesshëm që do të provojë edhe njëherë se i bën ballë problemeve dhe krizave.
Ministrja Gjosha ne amsterdam ne takimin e Ministrave te ceshtjeve europiane (2)Menaxhimi i krizës së refugjatëve ishte tema e ditës.
Në takim, u vu theksi te bashkëpunimi i të gjitha vendeve me një program të përbashkët për të adresuar problematikat dhe gjetur zgjidhjet për situatën e krijuar.
Tregu i përbashkët europian, gjetja e mundësive të reja për krijimin e vendeve të punës, mirëqeverisja dhe transparenca prej vendeve anëtare dhe atyre që aspirojnë të jenë pjesë e Europës se Bashkuar, ishin gjithashtu tema të rëndësishme diskutim.
