Propozimi: Kontratat koncesionare mbi 4 vjet të miratohen nga Kuvendi

Elton Tafaruci

Është paraqitur sot në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese propozimi i LSI për disa shtesa në ligjin e ndryshuar të koncesioneve dhe partneriteteve publike private.

Një nga propozimet lidhet me faktin që kontratat koncesionare më të gjata se 4 vjet të miratohen nga Kuvendi. Kjo pasi afatet më të gjata se katër vite për kontratat koncesionare i kalojnë mandatet politike  të maxhorancave, thuhet në relacion.

Deputeti i LSI Petrit Vasili ishte relatori dhe deputeti nismëtar për këto ndryshime, nisur edhe nga ngjarjet e fundit të dokumentave të Panamasë.

Ai shtoi se duhet studim fisibiliteti për format e koncesioneve që duhen përdorur, që duhet të bëhen nga Ministria e Ekonomisë, ajo e Financave dhe Avokatura e Shtetit. “Përpara se të vazhdohet me procedurën e koncesionit është shumë e domosdoshme vlerësimi i projektit dhe dhe mundësia nëse ky projekt mund të realizohet me një procedurë prokurimi standard”, thuhet në relacion.

“Institucionet financiare ndërkombëtare janë të shqetësuara për problematikën e koncesioneve”, tha Vasili.

Ai tha se ka 8 javë që këto ndryshime janë sjellë për diskutim në Kuvend dhe është e habitshme vonesa, duke shtuar se ndryshimet janë sjellë që përpara se të publikohej skandali i Panama Papers.

Deputetët pohuan se duhet të shmanget absurdi që çdo kontratë koncesionare të kalojë në Kuvend, dhe propozuan që të vihen limite në vlerën e kontratave që kalojnë nga Kuvendi.

Deputeti i LSI tha se mund të shtohet edhe opsioni që kompanitë koncesionare të mos jenë offshore, ndërsa mbeten të hapur për shtesa dhe ndryshime

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *