Mazhoranca dhe opozita nuk kanë arritur asnjë marrëveshje sot lidhur me përfundimin e mandateve të deputetëve të PS-së, Suli dhe Leskaj.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, tha pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve se nuk gjetën “asnjë dakortësi” dhe mazhoranca po përdor truke për t’i shpëtuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe po përpiqet të gjejë “salvaxhente”.
Për këtë arsye, PD-ja do të diskutojë sot dhe nesër në forumet e saj për të marrë një vendim sesi do të paraqitet në seancën parlamentare të radhës.
