Rama merr mbështetjen e USAID për mësimin e fesë në shkollë

Elton Tafaruci

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në vijim të vizitës së tij në SHBA, ka takuar në Uashington, administratoren e USAID Gayle Smith, të cilën e ka njohur me reformat e ndërmarra.

Gayle Smith ka shprehur mbështetjen për projektin e besimit fetar në mësimet shkollore.

“Ekstremizmi është një problem madhor kudo. Mbështetje për projektin besimet fetare në mësimet shkollore. Projekti për besimet fetare në shkolla nismë tepër inteligjente. Një brez i edukuar mbi besimet fetare nuk bie pre e ekstremizmit” u shpreh Smith që vlerësoi Ramën si një lider me vizion.

Kryeministri Rama e njohu zonjën Smith me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe kërkoi nxitjen e bashkëpunimit dhe rritjen e mbështetjes nga ana e USAID për qendrën rajonale kundër ekstremizmit të dhunshëm që do të ndërtohet në Tiranë, si edhe vazhdimin e modernizimit të shërbimeve publike në Shqipëri, si një mënyrë efikase për të luftuar korrupsionin.

 

Share This Article
3 Comments
  • Rama ka mbeshtetje te fuqishme nderkombetare.Obama ka shume emocione se do te dale ne fotografi me Van Gogun e ballkanit ndersa Hillari e falenderon per goditjen e fuqishme qe Edvin Trapi i dha Donald Trampit.
    Kryetaret e bashkive te amerikes mezi presin te takojne ungjillorin e Rilindjes.

  • FEJA DUHET TE MESOHET FEMIJEVE, PASI I BRYMOS ME MORALIN ME TE LARTE NJEREZOR.

    CFARE PERFUNDIMESH TE DOBISHME KA NXJERRE NJEREZIMI GJATE EKZISTENCES SE TIJ, JANE TE SHKRUAJTURA NE KURAN.

    TE FUSESH MESIMIN E FESE PER SHKAK TE “PSEUDOPROBLEMIT” TE EKSTREMIZMIT ESHTE MIOPI.

  • Pasi u moren nja dy dekada ,,lloj-lloj qelbsinash ,,,,me institucionet fetare per percarjen e popullit shqiptar e nuk ia dolen dot,,,,tash po hidhen ne nje eksperiment tek programet shkollore te edukimit te femijeve.
    Keqardhje per kete pozicionim te Kryeministrit Rama,si nje coroditje e pajustifikueshme,,,edhe tuj I ra nga administratorja Gayle Smith e USAID.
    Femijet shqiptare kane nevoje uleritese te mesojne Kushtetuten,te drejtat dhe detyrat e qytetarise,ngrehinen e institucioneve te shtetit,,,etj,per t’u bere qytetare te kompletuar te shekullit 21.Kete projektin e saj kjo administratorja gushemadhe le te gjeje vend tjeter ku ta implementoje dhe t’ja gjellise. parate.
    Disa shenja sporadike ekstremistesh shqiptare te Shqiperise qe degdisen ne Siri,jane treguesit e nje pune te pamjaftueshme (per te mos thene inekzistente ) te organizmave te sigurise dhe ligjzbatuese,,,kurrsesi prirje e shqiptareve per ekstremizma fetare.
    TUNG.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *