LETRA / Ahmetaj i përgjigjet Vasilit: Politikat në bujqësi po japin rezultate pozitive

Elton Tafaruci

Ministri i Financave Arben Ahmetaj i ka kthyer përgjigje zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Petrit Vasili duke e siguruar se qeveria është e angazhuar konkretisht për shqetësimet e shprehura në emër të LSI lidhur me situatën në bujqësi.

Ahmetaj e siguroi Vasilin, se ai si ish-Ministër Ekonomie dhe tani si Ministër Financash është marrë personalisht me problemet që u krijohen eksportuesve tanë bujqësor në Maqedoni.

Ahmetaj tha se ka një procedurë të ngadaltë në analizat laboratorike në Maqedoni, por ai ka ndërhyrë zyrtarisht pranë autoriteve maqedone që të zhbllokohet situata dhe ka pasur rezultate.

Lidhur me pagesat “cash” në furnizimin me produkteve bujqësore, Ahmetaj theksoi se kjo është një nisëm e vitit 2014 dhe qeveria ka nxitur autofaturimin me TVSH të vet grumbulluesve për të lehtësuar bujqitë dhe se kjo ka sjellur rezultate të mira në formalizmin e ekonomisë bujqësore.

Nga ana tjetër Ahemtaj e siguroi se shërbimi doganor është në gatishmëri 24 orë për produktet bujqësore dhe çdo abuzim në këtë drejtim do të ndëshkohet.

Share This Article
2 Comments
  • Zoti Vasili! Mos keni harruar valle se jeni ne nje koalicion me kryeministrin, dhe qeverine e keni te perbashket? Mos kerkoni valle qe, per mosarritjet te fajesoni Ramen dhe Ahmetajn, kurse per arritjet te lavderoni dhe t’ia faturoni LSI-se? Por, a nuk eshte ministri juaj i bujqesise qe duhet t’i ndjeke politikat, perfshi edhe ato monetare, per bujqesine? Pse nuk ia drejtoni “letren” ministrit tuaj? E thene pa doreza, kjo e juaja eshte nje loje e ndyre, z. Vasili. Krijohet peshtypja se mos po fillojne te “fryjne erera” nga drejtime te tjera andej nga anet tuaja. Po deshet pergjigjuni. Po ju jap emrin dhe adresen e plote timen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *