Lindsay Lohan do të martohet. “TMZ” shkruan se 29-vjeçarja ka pranuar një propozim nga 22-vjeçari trashëgimtar rus, Egor Tarabasov.
Aktores iu dallua një unazë smeraldi në gishtin e martesës, që kur doli lajmi dhe festoi me familjen, përfshirë nënën Dina Lohan dhe babai Michael, në koncertin e Duran Duran.
Sipërmarrësi Egor, babai i të cilit është një biznesmen multimilioner, kërkoi dorën e saj për martesë këtë fundjavë. Megjithatë, zëdhënësi i saj tha se ylli i “Mean Girls” nuk është fejuar.
