Plot 26 kg kokainë është sekuestruar nga policia italiane në Brescia, ndërsa në pranga kanë përfunduar tre shqiptarë. Lënda narkotike (23 kg kokainë) ishte fshehur në një vend, i bërë posacëësisht, nën sediljet e përparme të makinës Audi Q5, si tek vendi i radios, mbi kroskot.
Në apartamentin e përdorur nga shqiptarët u gjetën edhe tre kilogram të tjera kokaine, si dhe një pistoletë Glock 17 dhe 14 fishekë, të kalibrit 9 mm.
Operacioni i policisë ishte i koduar me emrin “Rrufeja”. Ata lëviznin nga Bergamo për të shitur drogën në Brescia. Dy nga tre shqiptarët sapo ishin kthyer nga Belgjika, vendi ku sipas policisë italiane mund të kenë marrë drogën. Droga nëse hidhej në treg kapte vlerën e 2 milionë eurove.
