Tusk: Kriza e emigrantëve prek të gjitha vendet

Elton Tafaruci

Ditët e fundit ka pasur tensione të shtuara në kampin e emigrantëve në afërsi të qytetit Idomeni në Greqi, ku më shumë se 10 mijë persona kanë mbetur të ngujuar që nga muaji shkurt, kur vendet e Ballkanit mbyllën kufijtë për të gjithë ata që synonin Perëndimin.

Për krizën me migrantë sot ka folur para anëtarëve të Parlamentit Evropian në Strasburg, Donald Tusk, kryetar i Këshillit të BE-së.

“Ne duhet ta kujtojmë se ‘rruga ballkanike’ nuk është e vetmja dhe se shtetet e tjera gjithashtu presin bashkëpunimin dhe solidaritetin tonë, jo vetëm Greqia dhe Bullgaria. Kur flas, e kam në mendje edhe rrugën e Mesdheut. Numri i emigrantëve të mundshëm nga Libia është alarmues. Kjo nënkupton se ne duhet të jemi të gatshëm për të ndihmuar dhe treguar solidaritet me Maltën dhe Italinë, nëse ato e kërkojnë një gjë të tillë”, ka thënë Tusk.

E ashtuquajtura “Rrugë e Ballkanit” ishte e preferuara për emigrantët që synonin Perëndimin. Përmes saj, vitin e kaluar, rreth 1 milion migrantë arritën në Evropën Perëndimore, kryesisht nga Lindja e Mesme, por edhe nga vendet e tjera.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *