Prokurorët, të cilët po hetojnë rrëzimin e helikopterit në Liqenit e Shkodrës, nuk i ka bindur dëshmia e parë e ushtarit të plagosur, Gerald Baramuça.
Ata kanë patur dyshime mbi vërtetësinë e pohimeve të tij, se nuk mbante mend asgjë nga aksidenti. Për këtë arsye, oficerët e policisë do të rikthehen përsëri në Spitalin e Traumës për ta pyetur sërish atë, në lidhje me aksidentin ku humbën jetën pilotët, Floran Delia dhe Donald Hoxha.
Në dëshminë e parë, Baramuça u tha hetuesve se nuk kujtonte asnjë detaj nga rrëzimi i helikopterit, duke lënë pa përgjigje shumë pyetje të grupit hetimor.
Këtë të martë, ai kreu një ndërhyrje tjetër kirurgjikale në shpatull dhe gjendja e tij paraqitet e përmirësuar.
Paralelisht, nga Regjimenti i Farkës janë pyetur rreth 7 ushtarakë, të cilët kanë sqaruar pozicionin e tyre në këtë ngjarje.
Ata mësohet t’i kenë thënë grupit hetimor se është respektuar çdo procedurë që kryhet për fluturime të tilla dhe se helikopteri ka qenë në gjendje shumë të mirë teknike.
Mbështetje për hetimet ka dhënë edhe Ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitussi.
Një ditë më parë, për këtë çështje, Kryeprokurori Adriatik Llalla ka takuar Presidentin e Republikës, Bujar Nishani dhe Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli./klan

PROKURORIA, NUK DI KU KA BREKET E SAJA.
Ushtar Geraldo ka humb kujtesen me urdher nga lart. Per kete propozohet nga ministre Mrika per dekoraten me te larte. Kot nuk thone : Heshtja esht flori.
Ti zv.iKodhelit duhet te jesh fshatari dixhital i Sali Katraures. Ai publikoi kete xhevahir qe po na e jep ti ketu ne blog.
Kupto Gringo se ka hapesire mediatike dhe pertej blogut te Dites. Do shohesh se Gerald ishte nje zjarrfikes me detyre i futur ne helikoptwer me mision sekret fiksi zjarri nga ministrja Mrike d. v.. Por keto mos prit ti thote Ardjan Thano.
te lumte Arben ,shume e sakte!
Doni te dini kush e kopsiti dhe kete ngjarje ?
Mos u lodhni shume kerkojani Sales se e di mire ai si behen keto pune.
Ore po kush genjen prej ketyre te dyve Mrika apo ky zoteria:
http://sot.com.al/aktualitet/shtohen-dyshimet-p%C3%ABr-aksidentin-kreu-i-eurocopter-p%C3%ABrg%C3%ABnjeshtron-kodhelin-nuk-kam-d%C3%ABrguar