Më shumë se 3 milionë emigrantë me origjinë nga Bashkimi Evropian u regjistruan në Britaninë e Madhe në vitin 2015, ose dy herë më shumë se në vitin 2004, një rritje e ndjeshme që vë kryesisht në dukje kushtet e favorshme të tregut britanik të punës, referuar një raporti të publikuar sot.
Sipas këtij dokumenti të Observatorit të zyrës së migracionit britanik, emigrantët me origjinë nga Polonia, Rumania, Spanja, Hungaria, Portugalia dhe Italia përbëjnë rreth 80 për qind të rritjes së regjistruar midis harkut kohor të viti 2011 dhe 2015.
“Nuk ekziston vetëm një faktor që ndikon në tërheqjen e emigrantëve evropianë në Britaninë e Madhe, por një kombinim faktorësh ekonomikë dhe social”, saktësoi Observatori, një autoritet i pavarur me seli në Universitetin e Oksfordit.
Raporti nënvizon gjithashtu se në fund të vitit 2015, 71 për qind e emigrantëve që vijnë nga BE-ja dhe që vendosen në Britaninë e Mdhe për më pak se një vit deklaruan se arsyeja e emigracionit ishte punësimi, shumica prej tyre (58 për qind) bënë të ditur se kishin tashmë një perspektive punësimi.
