Atentati te Liqeni, biznesmeni Koka në vdekje klinike

redaktor

Atentat me armë zjarri tek zona e Liqenit në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme (rreth orës 20:05) në një lokal tek Kodrat e Liqenit Artificial, ndërkohë që personi i plagosur dyshohet të jetë një pronari i një qendre tregtare në Tiranë.
Njëri prej të plagosurve, Lulzim Koka, ka marrë disa plumba në trup dhe është transportuar me urgjencë në gjendje kritike në Spitalin Ushtarak, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kururgjikale.

I plagosuri i dytë është shtetasi Rifat Rustemi, një efekt i gardës. Gjendja e tij shëndetësore është më e mirë.

Sipas informacioneve paraprake,  nga Policia e Shtetit, dy të plagosurit ndodheshin brenda një lokali, ku nisën debatin me dy persona të tjera, të cilët nxorrën armët dhe qëlluan ndaj tyre.

Autorët e krimit u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Policia po heton për të zbuluar identitetin e tyre dhe arsyet që motivuan këtë ngjarje të rëndë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *