Pas protestës që ndodhi në Shkup, dhe të përplasjesë mes protestuesve dhe policisë, ka reaguar komesioner Johanes Hahn, në rrjetin social “Twitter”, duke iu bërë thirrje partive politikë, si dhe qytetarëve, që sa më parë të ulen në tryezën e bisedimeve ndërsa qytetarët të përmbahen nga aktet e dhunës.
“I bëj thirrje partive politike dhe qytetarëve përgjegjës që të përmbahen nga aktet e dhunës. Kriza mund të zgjidhet vetëm në manyre politike. Përgjegjësia është e politikanëve që të kthehen në tryezën e bisedimeve”, ka shkruar Hahn
