Politikani properëndimor ukrainas, Volodimir Groisman u miratua sot nga parlamenti në postin e kryeministrit.
Koalicioni qeveritar ukrainas, i formuar nga blloku Poroshenko dhe Fronti Popullor i kryeministrit Arseni Iatseniuk ra dakord dje për zëvendësimin e këtij të fundit me Volodimir Groismanin, i konsideruar si besnik i presidentit Petro Poroshenko dhe aktualisht kryetar parlamenti.
Para pak ditësh Iatseniuk njoftoi dorëheqjen e tij si kryeministër i vendit, pas akuzave se nuk i kishte drejtuar si duhet reformat në vend.
