Vendi vakant në Gjykatën e Lartë, Presidenti shpall nisjen e procedurave

Elton Tafaruci

Presidenti Bujar Nishani ka shpallur fillimin e procedurave ligjore për emërimin e një anëtari të ri të Gjykatës së Lartë, pas përfundimit të mandatit të gjyqtarit Ardian Nuni. Personat e interesuar duhet të paraqesin dokumentet duke filluar nga dita e premte 15 Prill deri më 25 Prill 2016.

Të interesuarit, të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji, duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë vijon:

1-      Kërkesë me shkrim,

2-      Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar),

3-      Përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni ose organi ku ka ushtruar detyrën ose nga dhomat  kombëtare të avokatisë, noterisë, përmbarimit, etj.

4-      Të vërtetojë se nuk ka masë disiplinore në fuqi, nuk ka qene i dënuar penalisht me vendim gjyqësor të formës së prerë, si dhe të mos ketë qenë anëtar i partive politike për 5 vitet pararendëse nga data e kandidimit,

5-      Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar).

 

Të gjithë personat, duhet të plotësojnë edhe formularin e vetëdeklarimit për të verfifikuar pastërtinë e figurës.

Share This Article
1 Comment
  • Po te thellohemi vertetesisht per termin,”VAKANT”.E them me bindje qe presidenca ka disa vite qe mban vendin vakant te PRESIDENTIT te vendit po jo ati te PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *