Projektet e turizmit, qeveria skemë financimi deri në 50% të kostos

Elton Tafaruci

Qeveria shqiptare do të mbështesë financiarisht projekte më fushën e turizmit. Vendimi i miratuar në mbledhjen e qeverisë përcakton afatet dhe kriteret të kërkesë-propozimeve.

Në vendim thuhet konkretisht se, Ministria Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes nëpërmjet fondeve të parashikuara në buxhetin e shtetit, financon projekte studimi, promovimi dhe edukimi apo modele inovative të produkteve turistike, në funksion të turizmit, të paraqitura nga persona fizikë dhe juridikë, vendas apo të huaj, privatë ose publikë.

Ministria përzgjedh projektet në fushën e turizmit, duke vlerësuar ndikimin social, mjedisor dhe ekonomik të tyre. Sipas vendimit të qeverisë, për realizimin e projekteve konkurruese turistike, skema e financimit do të mbulojë deri në 50% të kostove të pranuara e të miratuara nga ministria e ZHETTS-së.

Pagesat e përfituara nga fondi buxhetor do të kryhen 30% e vlerës në datën e fillimit të projektit dhe 70% e vlerës në përfundim të projektit, kundrejt faturave që vërtetojnë shpenzimet e kryera për projektin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *