Video: Ja si vidhet një dyqan në Peqin

Elton Tafaruci

Një vjedhje ka ndodhur në një dyqan në Peqin, ku një person, i cili në video duket i ri, hyn brenda dhe merr gjithçka që i kap dora.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës.

Djali ka shfrytëzuar errësirën dhe me një objekt që e mbante brenda në çantë ka thyer derën e xhamit dhe ka hyrë Brenda, raporton JOQ.

I veshur një kostum sportiv ngjyrë gri, ai ka përdorur kapuçin e bluzës për të fshehur fytyrën, pasi mesa duket ka qenë i ndërgjegjshëm për kamerat.

Më pas ka filluar të marrë telefonat më me vlerë dhe pasi i fut në çantë largohet.

Nga vendngjarja bëjnë me dije për Jetaoshqef.al se vlera e telefonave të vjedhur shkon në 108 mijë lekë të reja, ndërsa është njoftuar edhe policia për këtë ngjarje.

Deri tani nuk ka ende të dhëna se kush është djali në video që ka bërë këtë vjedhje.

 

https://www.youtube.com/watch?v=8uEpJwU7ckE

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *