Një grua nga Ohajo, SHBA, është nën akuzë pasi ka transmetuar live në rrjet përdhunimin e një adoleshenteje.
E arrestuara Marina Lonina ka mohuar akuzat.
Ajo e transmetoi live përdhunimin përmes aplikacionit Periscope, të lançuar nga Twitter.
Një ekspert tha për BBC se rasti në fjalë ngre edhe njëherë çështjen e pamundësisë për të kontrolluar përmbajtjen në shërbimet live-stream.
Këto shërbime po fitojnë shumë popullaritet së fundmi.
Sipas akuzës, sulmi seksual ndodhi më 27 shkurt.
I dashuri i Lonina-s, Raymond Gates, akuzohet se ka kryer sulmin seksual ndaj adoleshentes.
Twitter nuk i ka komentuar akuzat.
Kjo nuk është hera e parë që shërbimi Periscope akuzohet për të tilla ngjarje.
Ky aplikacion ka më shumë se 100 milionë përdorues.
Ai u lançua vitin e shkuar.
