Rrëfimi i këngëtares shqiptare: Biznesmeni italian më premtoi martesë, por më trajtoi si prostitutë

Elton Tafaruci

Këngëtarja shqiptare që u dënua me 2 vite e katër muaj burg nga Gjykata e Padovës për shantazh, ka treguar historinë e saj me biznesmenin italian. Mirela Qato u bë pjesë e mediave italiane dhe jo vetëm, pasi u akuzua se i bëri presion të dashurit të saj italian duke i kërkuar 300 mijë euro për abortin, ku në të vërtetë nuk ishte shtatzënë.

Mirela Qato dhe biznesmeni italian, Gazzo Padovano, 18 vjet më i madh në moshë se ajo, kanë një histori dashurie që kishte nisur në vitin 2014, por që mori një drejtim tjetër, pasi italiani ishte i martuar dhe nuk donte të ndahej nga gruaja e tij.

Në një intervistë të dhënë muaj më parë për gazetarin italian, Ivano Tolettini, Mirela pranon se e ka shpikur abortin, por këtë e ka bërë pasi ai e trajtonte si një prostitutë.

“Dua të mbroj veten në themel. Unë jam një njeri i mirë dhe nuk e pranoj poshtërimin dhe përfundimin në burg për shkak të këtij njeriu që, pasi më mashtroi duke më thënë se do të martohet me mua, do të kishim shtëpinë tonë dhe një djalë, më trajtoi si një prostitutë. Kam bërë një gabim duke i kërkuar atij para në këtë mënyrë, por ishte prekur nderi im dhe veprova me instinktin e një gruaje”, është shprehur ajo.

Në të njëjtën intervistë, Mirela tregon edhe momentin kur lidhja e tyre mori një kthesë të shëmtuar.

“I kuptova synimet e tij të vërteta. Ndodhi kur ai më mori një natë për të shkuar për darkë. Mbërriti më shumë se dy orë me vonesë. Më mori në makinë dhe u drejtuam për në Verona. Pastaj ai u ndal para një hoteli, duke më thënë që të prisja 2 minuta. Kur ai doli më tha që do ta kalonim natën aty. Unë u inatosa. Ai pastaj u zemërua, hipi përsëri në makinë dhe ikëm me shpejtësi të madhe, duke ndaluar pak më vonë në një parking ku më detyroi të kryeja marrëdhënie seksuale kundër vullnetit tim. Ai më mori me forcë. Mua më ra të fikët. Kur më në fund u ndërgjegjësova ai i kishte pantallonat e ulura. Unë humba shumë gjak, por u shërova vetë duke u trajtuar për një infeksion. Më pas i thashë atij se do ta denoncoja. Mu lut që të mos e bëja. Më premtoi edhe një shtëpi. Por në të vërtetë u tall me mua dhe unë e hëngra sërish. Pastaj e gënjeva, i kërkova para duke i thënë se kisha pasur një abort, por paratë më duheshin për të trajtuar veten”, shprehet ajo.

Share This Article
2 Comments
  • Po pse mi motra bini ore e ketyre horrave. Ju marrte dreqi me gjithe shtepi.
    Rri me qera dhe me nder. Mbushe jeten me vlera shpirterore. Paraja eshte e ndyre sidomos kur eshte para e lehte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *