Partia Demokratike akuzoi dy ditë më parë kryeministrin Edi Rama se i ka dhënë një miku të tij një tender pa garë për mirëmbajtjen e rrjetit dixhital në RTSH. Sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Grida Duma tha se kompania IDEA-Tel, e cila është një firmë e afërt me ministra dhe deputetë të mazhorancës përfitoi 8.8 milionë euro.
Në fakt, në lidhje me këtë skandal pritej një reagim i fortë nga Genc Pollo, duke qenë se është njeriu që ka bërë tenderin e dixhitalizimit dhe është kryetari i Komisionit parlamentar të Medias, raporton CityNews
Por, pse hesht Genc Pollo për vjedhjen e 8.8 milionë euro ?
Genc Pollo bëri tenderin e digjitalizimit, tender që u dyshua si abuziv. Në publikimet e tij, disa vite më parë Agron Arianitasi, Drejtori Teknik i RTSH-së ka renditur fakte dhe akuza të rënda për Genc Pollon në lidhje me këtë tender.
“Sot, për këdo, nuk përbën sekret se kompania Ericsson AB, është kompania e përzgjedhur prej ministrit Genc Pollo”
“Erion Berisha nuk ishte gjë tjetër veçse një nga endësit e rrjetës së korrupsionit”
“Dokumentet e tenderit u hartuan sic deshte ministri dhe stafi i bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Megjithëse kompania e tij më e preferuar nuk fitoi.
“Pasi përmbys rezultatin, ministri Pollo arrin të kërkojë, që të bëjë një kontratë me dy kompanitë e radhitura në dy vendet e para, “për të pasur një rezultat më të mirë” siç shprehet në urdhrin e radhës”
“Kjo ishte një lojë e ministrit Pollo për të gjunjëzuar kompaninë gjermane”
“Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet ta kontrollojë këtë tender dhe nuk duhet të kishte asnjë vështirësi të dallonte gjithë paudhësitë e Ministrisë së Inovacionit dhe Teknologjisë dhe drejtuesve të saj”
Për tu rikthyer në rastin në fjalë, vjedhja e 8.8 milionë euro duket se nuk e ka shqetësuar aspak Pollon. Ai është kryetar i Komisionit të Mediave.
Pollo ka folur gjithmonë për problemet e medias, që nga më të voglat e deri tek ato të rëndësishme. Por, sot, kur Grida Duma denoncon vjedhjen prej 8.8 milionë euro, Pollo hesht. Kryetari i komisionit të Medias është nejriu përgjegjës për monitorimin e medias i parlamentit, por ai nuk flet.
Ndoshta Pollo është i përfshirë vetë në këtë aferë. Kjo shpjegon edhe arsyen e heshtjes së tij.
Kush e ka blerë heshtjen e Genc Pollon ?
Cfarë e frenon kryetarin e Komisionit të Mediave të vazhdojë denoncimin e Grida Dumës? A është klient i Ramës ortaku i Pollos ?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve mund të zbulojnë arsyen e vërtetë të heshtjes së Genc Pollos për vjedhjen e 8.8 milionë eurove.

E vuaj shume gjendjen tone shoqerore pas cdo te enjte , kur degjoj ndonje seance kuvendi. Ku valle jane gjetur kaq shume injorante dhe idjote te mbledhur ne nje vend ? Kur i degjoj se cfare flasin dhe menyren se si i dergojne tek ne ato qe mendojne me vjen te uleras, po po te Uleras . Po kur jane dhe gra , dhe ulin e ngrene koken mbi leter per cdo fjale qe lexojne ne pacavuren qe ju kane pergatutur.. . Eshte e padurueshme kjo gjendje ! Nuk e meritojme , JO