Investitorët e huaj: Ikim nga Shqipëria nëse nuk miratohet reforma në drejtësi

Elton Tafaruci

Investitorët e huaj apelojnë politikën që të miratojnë reformën në drejtësi si kusht për të qëndruar në Shqipëri.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Shoqata e Investitorëve të Huaj thekson se vonesat në realizimine  kësaj reforme kanë kosto të mëdha për vendin.

“Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm se, çdo ditë, vonesa e realizimit te reformës i kushton Shqipërisë  investime të reja, vende të reja pune, rritjen e eksporteve si dhe fillimin e negociatave drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

Investitorët e huaj kanë renditur problemet me të cilat përballen në Shqipëri,duke theksuar mungesën e funksionimit të ligjit si pengesën kryesore.

“Kontrolli i korrupsionit dhe formalizimi i ekonomisë, funksionimi më i mirë i ligjit duke përfshirë respektimin e rregullave të arbitrazhit ndërkombëtar, si dhe stabiliteti politik, janë treguesit e një qeverisje të mirë dhe cilësie institucionale të këtij vendi.Ne duam të qëndrojmë këtu dhe të vazhdojmë të investojmë më shumë. Por që kjo të jetë e mundur dhe që Shqipëria të tërheqjë investime të reja, ne kemi nevojë për një mjedis biznesi ku të mbizotërojë funksionimi i ligjit”.

Shoqata e Investitorëve të Huaj thekson se realizimi i reformës në sistemin gjyqësor do të ndikojë në vendimet që investitorët marrin sot dhe në ecurinë e investimeve në të ardhmen.

“Realizimi i reformave në sistemin gjyqësor shqiptar do të ndikojë në masë të madhe kushtet ekonomike në vitet që do të vijnë si dhe do të ndikojë konsiderueshëm në vendimet e sotme për investime”.

Share This Article
1 Comment
  • Pse ikin investitorët e huaj!?Ekonomia shqipëtare po habit tërë globin e me arritjet e saja.Bisnesi më i sukseshmit aktualisht ,është riparimi i këpucve,çizmeve dhe sandaleve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *