Donald Lu: Entuziast për takimin Rama-Obama

Elton Tafaruci

Ambasadori amerikan në Shqipëri Donald Lu është shprehur entuziast për takimin e nivelit të lartë midis kryeministrit Edi Rama dhe presidentit amerikan Barack Obama.

Në një postim në rrjetet sociale, Lu e konsideron këtë vizitë si një mundësi vlerësimi për miqësinë mes dy qeverive.

Ja çfarë shkruan ambasadori amerikan:

“Jam i lumtur që Presidenti Barack Obama do të takohet me Kryeministrin Edi Rama në Uashington sot. Në frymën e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, dhe pas vizitës shumë të suksesshme të Sekretarit Kerry në Tiranë, kjo vizitë paraqet një tjetër mundësi për të shprehur vlerësimin për të gjithë shqiptarët për miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin e palëkundur midis qeverive tona dhe popujve tanë në lidhje me një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme, të tilla si kundërvënia ndaj ekstremizmit të dhunshëm, koalicioni kundër ISIS dhe reforma historike në drejtësi.” – shprehet Donald Lu.

13022412_1119815338071239_1177701915_n

Share This Article
7 Comments
  • faleminderit zoti Lu..por mbaje pak lotet e gzimit…

    keshtu u lumturova dhe une kur prune ekspertizat “profesionale” te FBI per 21 janarin…por ju e late berishkriminelin te fshije prapanicen me to..

    mbaje vetem bre LUL !!

    Pa u futur berisha ne burg per krimet e tij…edhe sikur I NDERUARI OBAMA..ta shtroje me flori ate vend..nuk mund te heqe poshtrimin qe ju na keni bere me saliserbin

    thanks for nothing !!

    shqiperia nuk eshte ferme kafshes e xhorxh orwellit..25 vjet nen pushtimin berishian qe po vazhdon akoma jane tmerrsisht shume

    nuk na duhen fotografi.me lidere.por pranga per kriminele

    • Jam i lumtur që Presidenti Barack Obama do të takohet me Kryeministrin Edi Rama..

      U takua apo do te takohet…Luluja e dinte qe para takimit se ai,takimi,do te perfundonte me sukses..
      Shihu pa piqemi!-themi ne skiptarte

  • KUSH JE ti zoti LUlush dhe SHQIPTARET PAS 25 VJETESH SI TA KUPTOJNE ‘ENTUSIAZMIN ‘:Qe ish Shqiperine e kthyet ne ‘shrehje gjeografike’ e toke e djegur siekrijoi i madhi ‘zot’ pa shqiptare zevendesuar nga ‘ambasadore’,muxhahedine,lisjane ‘socialSSalis’,’gazetare’ dhe GOMARE!?

  • Kur te hik Barakja nga Shpia Bardh te Shpia vet e Zez do ta lej me amanet Ramen te president Donaldi ha ha ha ha

  • Shpresojme qe Presidenti Obama te flase per Reformen ne Drejtesi.Uroj dhe shpresoj qe Amerika nepermjet Reformes ne Drejtesi te korrigjoje gabimet e saj 25 vjecare ndaj Shqiperise dhe Shqiptareve.Me mire vone se kurre.Ja ka borxh te madh Shqiperise rivendosjen e drejtesise dhe shteti ligjor.

  • FLM popullit Amerikan dhe Presidenteve te shtetit per cfar kan bere dhe bejne pet Kombin Shqipetar.Te nderuar Ambasador une qe po ju shkruaj kam jetuar ne te dy sistemet shoqerore dhe kam refleksionet e mia.Kur ishim anetar te grupimit komunist me qender ne Moske si dhe anetar te traktatit te Vatshaves ishim nen mbrojtjen dhe ndihmen e tyre ekonomike.Per mbrojtien tone na pajisen me armet me moderne te kohes pa asnje lek borxh.Per ekonomine dhe fushat e tjera te jetes na ndihmuan dhe ivestuan aq shume sa ne vitin 1978 Enverit ju mbush mendia se ishim aq te forte sa mund te perballonim ne nje agresion te mundeshem jo nje force te huaj por dhe nje grupim forcash.Ju e dini tashme qe cfar eshte bere dhe sa eshte harxhuar per ekonomine dhe mbrojtjen.Ne u katandisem ne zero nga ky bufallallek por nuk kishim asnje borxh.Ndryshuan sistemet dhe i gjithe populli e mbeshteti pa asnje kundershtim apokonfrontim me arme sic ndodhi ne Rumani.Prisnim shume dhe enderonim qe e keqja mori fund.Na zhgenjyhet dhe na keni fyer inteligjencen tone qe ju besuam juve dhe Europianeve qe nakeni dashe gjoja te ishim partneret tuaj.Na keni zhyt ne borxhe dhe po na detyroni te largohemi nga vendi jone per tu ushqyer.Keni organizuar futjen e bankave dhe lloj lloj mashtruesash per te natrsjtuar si skllever.Po te me justifikoheni se kete e kane bere qevetite shqiptare dhe ju nuk keni faj ,do me dukeni komplet hipokrit dhe genjeshtar.Keto qeveri jane kukullat tuaja dhe marin bekimin tuaj.Mbas 25 vitesh demokraci po na duket qe kemi ecur 25 vite prapa.Gezohesh qe u takua Rama me Obamen.Me kujton takimet e Stalinit,Hrushovit,Mao Ce Dunit me udheheqjen e Shqiptareve.Ata kishin dhe programe ekonomike ne fund te takimit ju cfar dreqin keni?pa tjeter ndonje borxh tjeter ne adresen tone.FLM per mundimin qe e lexuat rezymen time.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *