Djegin regjistrat, që të kalojnë klasën

anazapta

 

Kanë gjetur një mënyrë  shumë të thjeshtë për të fshirë të  gjitha mungesat në shkollë: kanë marrë 7 regjistra të shkollës dhe u kanë vënë flakën. Ngjarja në të cilën janë përfshirë tre adoleshentë, ka ndodhur në Velipojë, ndërsa bëhet fjalë për shkollën e mesme të bashkuar “Nikollë Zagorjani”.

Sipas policisë, shtetasit E. P. 16 vjeç, J.D. 17 vjeç dhe E.S. 16 vjeç, gjatë natës kanë vjedhur me thyerje zyrën e drejtorisë së shkollës së mesme “Nikollë Zogarjani” në Velipojë Qendër, ku kanë marrë 7  regjistra të kësaj shkolle, dhe më pas i kanë djegur në afërsi të lokalit, pronë e shtetasit E.S. bashkautor në këtë ngjarje.

Mësohet se djemtë ishin nxënës shumë  problematikë, të cilët rrezikonin që të mbesnin në klasë. Si rrjedhojë duke e ditur se dera është e blinduar, janë ngjitur me shkallë në katin e dytë dhe kanë thyer dritaren e zyrës së drejtorisë. Policia ka gjetur gjurmë të tyre në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur kështu identifikimin e autorëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *