Shqipëria, takim dopjo me Norvegjinë

anazapta

Norvegjia është kundërshtari i përbashkët i kombëtareve shqiptare të futbollit, veçse në lojën e femrave, ndryshe nga ajo e meshkujve, kemi të bëjmë me një superfuqi të futbollit evropian e botëror. Shorti i hedhur dje për kualifikueset e kampionatit botëror të femrave, Kanada 2015, e ka vënë skuadrën kuqezi në Grupin 5, së  bashku me Norvegjinë, Holandën, Belgjikën, Portugalinë dhe Greqinë. Një short tepër i vështirë për skuadrën e Altin Rrakllit, debutuese në eliminatoret e një botërori, pasi kaloi me sukses fazën paraeliminatore. Norvegjia ndoshta nuk është  më skuadra që dominon skenën në futbollin e femrave, pasi ka fituar një titull botëror, një olimpik e dy evropianë, megjithatë mbetet një nga kombëtaret më të  forta të botës. Aktualisht, Norvegjia mban vendin e 11-të  në renditjen e përmuajshme të FIFA-s, kundrejt vendit të  125-të që mban Shqipëria. Favoritja e Grupit 5 është  e vetmja nga gjashtë skuadrat që ka luajtur më parë  në botëror, pasi asnjë tjetër nuk ka arritur të  kualifikohet. Megjithatë, Holanda është një skuadër në  rritje dhe mban vendin e 14-të në renditjen e FIFA-s, vetëm tri pozicione poshtë Norvegjisë. Ndërkaq, për Shqipërinë  duhet thënë se vendi në renditjen e FIFA-s më tepër se nga mungesa e rezultateve vjen nga mungesa në aktivitetet ndërkombëtare. Ndaj, duke përjashtuar Norvegjinë e Holandën, mund të  shpresohet se vajzat kuqezi do të bëjnë diçka të  mirë

Grupi 5

Norvegjia (11)

Holanda (14)

Belgjika (27)

Portugalia (42)

Greqia (59)

Shqipëria (125)

 

Në kllapa, pozicioni në renditjen e FIFA-s

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *