Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Golem të Shkodrës mëngjesin e sotëm.
Një automjeti tip BMW ku udhëtonin dy persona ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Fatkeqësisht, nga aksidenti kanë humbur jetën dy vetë, identiteti i të cilëve nuk dihet.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se makina BMW me targa AA888MU humbi kontrollin si pasojë e shpejtësisë së madhe.
