Stefanaq Kote emërohet kryetatimor i Tiranës

Elton Tafaruci

Pas largimit të bujshëm të ish kryetatimorit të Tiranës, Androkli Kokthi, në krye të degës më të madhe të tatimeve në vend, është emëruar z.Stefanaq Kote. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të Tatimeve.

 

Kryetatimori i ri i Tiranës ka një eksperiencë të gjatë në tatime. Më parë ai ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme.

Dega Rajonale e Tatimeve të Tiranës ka rëndësi strategjike për të ardhurat në buxhet për shkak se, grumbullon më shumë se 50 për qind të të ardhurave tatimore. Në Tiranë janë të përnqëruara pjesa më e madhe e biznesve VIP.

 

Ish Drejtori i Tatimeve Androkli Kokthi u ndalua gjatë muajit shkurt me urdhër të Prokurorisë Tiranë, për korrupsion. Kokthi u akuzua se ka abuzuar me mallrat e sekuestruara nga Tatimet, në vlera të mëdha financiare.

Share This Article
4 Comments
  • Aaaaaaa nuk e ndryshojme doren nga Papavangjeli tek Androkli e pastaj tek Stefanaqi …frenat e taksave i kemi nga ortodoksia gjithmone….Keta qe kungohen tek janullatosi jane me te mire….

    • Per hatrin tend duhet ta kishte Hasan,Hamza qe te shkonte ke tatime.Ik ore racist.Jo po te ule bythen qe te emerohet drejtor.

      • Po edhe ta kete Hamza, ne nje vend ku 70 % nuk jane te janulles, por kur kemi tre KRM(Pandeli, Fatos, Edvin) e nje president, vecse dhjetra ministra e drejtore qe jane te tille, nuk do ishte keq…Duhet te kete proporcionalitet te figurave publike…

  • O Elio pse e shikon ne aspektin fetar, crendesi ka per Shqiptaret….rendesi ka qe ai edhte i zoti dhe fiskalist i mire. Mos je ushtar i isisit?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *