Patriarku i Kostandinopojës, Bartolomeu, kërkoi sot hapjen e dyerve ndaj emigrantëve dhe që të mos bëhen dallime mes migrantëve ekonomikë dhe azikërkuesve, në një intervistë në kuadër të vizitës së papa Françeskut në Lesbos.
Takimi i patriarkut me papën dhe kryepeshkopin e Athinës në këtë ishull grek, derë hyrëse e emigrantëve në Evropë, përbën një mesazh të fortë për të gjithë botën”, deklaroi Bartolomeu për të përditshmen italiane “Il Messaggero”.
Patriarku kujtoi traditën e mikpritjes së krishterë duke përmendur letrën e shën Palit drejtuar hebrenjve, ku thuhet “mos e harroni mikpritjen sepse duke e praktikuar, disa, pa e ditur, kanë pritur ëngjëj”.

Haha, po ja hapur pra dyert e Europes ne Greqi me Barto. Apo ti e ke hallin te mos ngelen refugjatet ne Greqi? Greqia ti mbaj ata refugjate, si vend Europian qe eshte, s’keni pse i nxirrni prape emigrante per rruge te raskapiten. Kur ne Greqi jane te sigurte dhe ne nje vend Europian. Deklarata e ketij pakuptimte.