Në organet tatime mbi 8300 biznese ose rreth 10 përqind të numrit të përgjithshëm të bizneseve të rregjistruara në Shqipëri, i kanë dorëzuar bilancet e vitit 2012 (në fund të marsit 2013) me humbje. Dhe nuk bëhet fjalë për ato qindra biznese që kryejnë evazion fiskal duke fryrë shpenzimet apo ulur të ardhurat. Bëhet fjalë për një numër masiv sipërmarrjesh në kushte realisht shumë të vështira. Praktikisht në krizë të thellë. Biznesi gjatë vitit 2012 ka marrë hua në banka për kapital qarkullues dhe fare pak për të bërë investime. Mungesa e likujditetit ka detyruar shumë sipërmarrje të kërkojnë kredi për nevoja emergjente, dhe jo për të rritur prodhimin duke investuar. Kreditimi për biznesin ka rënë. Një faktor që ka kontribuar në ngadalësimin e kreditimit është padyshim shtrëngimi nga ana e bankave të standardeve të kreditimit. Shkak për këtë është bërë rritja me shpejtësi e kredive me probleme, gjendjes financiare të bizneseve, si dhe përkeqësimi i situatës makroekonomike në përgjithësi nga kriza në Eurozonë. Kjo krizë në Shqipëri reflektohet edhe nga rritja me shpejtësi e kredive me probleme të cilat kane arritur për totalin e kredive 23%, kurse për kreditë mbi biznesin ato janë edhe më të larta, 26%. Praktikisht me shumë se një në katër biznese ka kredi me probleme me bankat. Kundrejt vitit 2008, vit kur u shfaqën shenjat e para të ndikimit të krizës, kreditë me probleme janë rritur rreth 4 herë. Kjo është një shpejtësi shumë e madhe. Indekset e besimit të bizneseve dhe konsumatoreve kanë rënë. Kjo është një arsye më shumë, krahas shtrëngimit të kredisë nga bankat që nuk i motivon bizneset të marrin kredi në një ambient ekonomik të pasigurt. Ajo solli rritjen e borxheve të sipërmarrësve privatë, e për pasojë, të kredive të këqija, sepse shpejtësia e rritjes së kredisë ishte më e lartë se ajo e rritjes së të ardhurave nga bizneset e privatët, duke mos pasur mundësi për të paguar kreditë e marra. Një efekt tjetër negativ është shfaqja e shtrenjtësimit të kredisë në mjaft banka në Shqipëri, të cilat sipas vetë zërave nga biznesi kanë rritur normën e interesit gjatë viteve të fundit, pavarësisht vështirësive të krizës financiare, madje duke rishikuar kontratat e kredisë. Tani gjithnjë e më shumë në plan të parë po del një arsye tjetër e fortë që ka ndikuar në kreditë e këqija të biznesit dhe mbetjen pa likuiditete të tij. Janë mospagesat në kohë nga qeveria të detyrimeve që ajo u ka bizneseve, si dhe vonesat e mëdha në rimbursimin e detyrimeve tatimore ndaj biznesit. Të 100 milionë eurot që mezi priteshin të vinin në arkën e shtetit nga kompania Kurum për privatizimin e katër hidrocentraleve nuk po vijnë. U bllokuan dy javë nga Autoriteti i Konkurrencës. Tani duket se vetë kompania turke nuk po arrin të paguajë. Qeveria po merr hua lart e poshtë, nëpërmjet bonove të Thesarit dhe kredive të buta për investime, por nuk ka ndërmend të paguajë biznesin. Ato pak dollarë, euro dhe lekë që merr i duhen për të shtruar asfalt zgjedhor. Qeverisë së shtatorit 2013 kjo qeveri po i lë trashëgim një gjendje të frikshme, me një buxhet si ajo shprehja popullore “Bie miu thyen kokën”. Ndërtuesit thonë se qeveria u ka ende borxh rreth 7 miliardë lekë (rreth 50 milionë euro), ndërsa tregtarët e karburanteve shprehen se qeveria ju ka të paktën 3 miliardë lekë në pagesa të prapambetura. Eksportuesit nga ana e tyre shprehen se janë në situatën më të keqe të mundshme. Partnerët e huaj ua kanë zgjatur afatet e pagesave, thuajse dyfishuar, ndërkohë që ka dhe nga ata që nuk kanë paguar fare. Ndërsa industria përpunuese e artikujve ushqimorë raporton ulje për shkak të tkurrjes së konsumit, në industritë e lidhura me ndërtimin, kriza është e dukshme. Industria e tullave raporton se ka hyrë në krizë të thellë. Biznesi dhe tregu vazhdojnë të vuajnë mungesën e madhe për likuiditet, për shkak të uljes së kreditimit, por edhe papërgjegjshmërisë qeveritare në respektimin e kontratave me biznesin.

Klima e biznesit ne vend eshte shume e rende. Kete e paralajmeroi para disa javesh perfaqesuesja e Dhomes Amerikane te Tregtise, por qe Sali Berisha doli duke thene se ajo niset nga ndjenjat personale kur ben keto deklarata.
Fuqia blerese ka rene, cmimet jane rritur, taksat jane shtuar, shkurtimi i vendeve te punes per shkak te krizes se thelle po behet nje fenomen shume i perhapur. Kreditimi per bizneset eshte ulur duke marre parasysh gjendjen e veshtire si edhe mundesite e paketa per te paguar. Kjo eshte gjendja ku ndodhet biznesi shqiptar sot.
Po cfare mund te pritet kur biznesi vidhet e pervidhet cdo dite nga tatimoret e bodes dhe maskarenjte e lulit. Nuk durohet me keshtu, duket sikur duan te na falimentojne te gjitheve me zor. Me ramen ne krye te bashkise nuk ndodhte keshtu. ky lloj korrupsioni po na mbyt.
ne 23 qershor duhet nje fillim i ri, ndryshe na pret fundi.
Pervec faktit qe nuk ka investuar asnje qindarke ne biznese per tu ofruar atyre sherbimet minimale, qeveria berisha i ka mbetur borxh firmave te ndertimit dhe karburanteve miliarda leke qe i pengojne ata te kryejne investime te metejshme ne biznes qe con ne rrenimin e vazhdueshem.
Biznesi sot po rrenohet se Sali berisha ka vendos me i vjedh te gjithe per te pat ca lek me shume per tpagu Fahriun e ca plhera te tjera si ky