Makina e një avokati në qytetin e Sarëndës ka shpërthyer mëngjesin e së dielës rreth orës 02:00. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit, në makinën e Spiro Vasos.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Dyshohet se lënda plasëse mund të jetë hedhur në ecje tek goma e parë e mjetit.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
