Një tjetër sasi droge është sekuestruar nga policia Kufitare, në doganën e Kakavijës. Lënda narkotike e llojit kanabis, me peshë 1.7 kg, është zbuluar në vijën e dytë, ndërsa ishte fshehur në autobusin e linjës Tiranë-Selanik, me targa NIT 6022.
Policia ka parë një valixhe, ku në pjesën e brendshme të saj ishin disa pako të dyshimta të mbështjella me qese plasmasi, brenda të cilave kishte kanabis.
Menjëherë është bërë bllokimi i autobusit. Gjatë kontrollit të grupit hetimor, brenda valixhes u gjetën 24 pako të mbështjella me qese plasmasi, me peshë totale 1.7 kg . Ndërkohë sipas policisë, përgjegjës për transportin e lëndës narkotike janë: 19-vjeçari Almeraldo Matuka nga Vlora dhe 45-vjeç Gazmir Tana nga Fieri, të cilët janë arrestuar të dy
