Mbi 25 mijë xhihadistë kanë mbetur të vrarë nga sulmet e forcave aleate të kryesuara nga SHBA, në 20 muajt e fundit. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja britanike “The Mail on Sunday” që shton se forcat e koalicionit po përgatisin një sulm final në bastionin e terroristëve.
Vetëm në tre javët e fundit janë vrarë 600 luftëtarë dhe fushata ushtarake ka përgjysmuar numrin e xhihadistëve në Siri dhe Irak.
Këto shifra u bënë publikëe gjatë një interviste të kolonelit amerikan Steve Ëarren, që është zëdhënës I koalicionit botëror të drejtuara nga SHBA.
