Zaev njofton Ivanovin se nuk e pranon faljen

Elton Tafaruci

Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev i dërgoi letër për herë të dytë presidentit Gjorgje Ivanov, ku thekson se as që kërkon e as që pranon falje.

Letra e liderit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë vijon pasi presidenti Ivanov në fjalimin para opinionit njoftoi se nuk do ta tërheqë vendimin për falje ku janë përfshirë 56 politikanë.

“Ne të gjithë jemi njësoj dhe s’jemi kriminel. Jam i pafajshëm dhe pafajësinë time do ta dëshmoj në Gjykatë, me procedurë përkatëse. Nuk dua të falem, e as të amnistohem. Nuk dua të jem në koshin e njëjtë me kriminelët e vërtetë të pushtetit” thuhet në letrën e Zaev.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *