Prodhuesit e mëdhenj të naftës vendosin për ngrirjen e prodhimit

Elton Tafaruci

Prodhuesit e mëdhenj të naftës, të mbledhur në Katar, po diskutojnë sot mbi projektmarrëveshjen që parashikon një ngrirje deri në tetor të prodhimit të naftës bruto ni nivelet e janarit, njoftuan disa ministra.

Ministri ekuatorian i Hidrokarbureve, Carlos Pareja, i deklaroi gazetarëve se vendi i tij, anëtar i OPEC-ut, mbështet këtë projekt marrëveshje që ka për synim stabilizimin e tregut të naftës dhe të mbështesë çmimet, që kanë rënë për shkak të një mbingopje të tregut.

Ministri azer i Energjisë, Natig Aliyev, i cituar nga agjencia ruse RIA Novosti, ka njoftuar nga ana e tij se “projektmarrëveshja parashikon një ngrirje të prodhimit në nivelet e janarit, deri në tetor”.

Pas konsultimesh informale të zhvilluara sot në mëngjes në një hotel të madh në Doha, ministrat u pritën, sipas agjencisë zyrtare QNA, nga emiri i Katarit, sheiku Tamim ben Hamad Al Khalifa.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *