Didier Deschamps hetohet për mashtrim, fshehu përfitimet nga kontrata me Marsejën

Elton Tafaruci

Pas përjashtimit nga përfaqësuesja të Karim Benzema, që u përfshi në video-skandalin seksual me shokun e ekipit Matjë Valbuena, kombetarja franceze, qe ben pjese ne grupin A me shqiperine, ne Euro 2016,  rrezikon te perfshihet ne një tjetër skandal në prag te kampionatit.

Trajneri i përfaqësuses së Francës, Didier Deschamps, mund hetohet për abuzim  me të ardhurat, nga vitit 2009  në vitin 2012, kohë kur ishte trajner i Marsejës.

Ai dyshohet se ka përfituar një shumë prej 900 mijë eurosh bashkë me stafin e tij, nga zgjidhja e kontratës me Olimpikun e Marsejës, një shumë e cila nuk është deklaruar.

Hetimi i nisur në dhjetor të vitit të kaluar është mbajtur sekret, por u zbulua së fundi nga e përjavëshmja franceze, “Journal du Dimanche”.

Në hetim janë përfshirë në total 18 operacione financiare të Olimipikut të Marsejës. Organet franceze të hetimit dyshojnë janë kryer transferta lojtarësh me shuma të mbivlerësuara, me qëllim përfitimin e komisionit me ndihmën e agjentëve të futbollistëve. Mediat franceze shkruajnë se shuma e përfituar arrin derin në 55 milionë euro.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *