1. Lodrat e dashurisë
Jo-nuk shuhet nëpër mote,
zjarr’ i dashurisë së parë,
zemra ime-zemra jote,
ruan një margaritar.
Ishim në kohët e vjetra,
syshkëndi e zemërprush,
rendnim qindra kilometra,
prapa një syri larush.
Po akoma nuk u plakëm,
për lodrat e dashurisë,
thellë në zemër ndjejmë flakën,
ndjejmë flakën e rinisë.
Tani që na dalin para,
çupat që u bënë zonja,
njëlloj si në kohë të bardha,
sytë na bëhen xixëllonja.
Rrjedhin vitet si ujëvara,
zjarri asnjëherë s’fiket,
në altar të zemrës-brenda,
një qiri ndezim për miket.
1998
2. Pa titull
Burrat shpikën zjarrin,
për të djegur furrat,
Zoti-gjinjtë e grave,
për të djegur burrat.
1998
3. S’jam në pranga
S’jam në pranga-në zinxhira,
por jam Promete i Lidhur,
mbasi puth buzët e tua,
mjalti më duket i hidhur.
1998
4. Ah, virgjëresha-virgjëresha
Margaritari me rubinin,
lulet që mbijnë e ndrijnë në sheshe,
s’e kanë dritën-as shkëlqimin,
e gjirit të një virgjëreshe.
Ah-virgjëresha-virgjëresha,
shpesh herë ju silli si të marra,
këtë thesar për Perëndesha,
e prekin duar të palara!
1998
5. Do të vdes nga dashuria
Qenke yll me të vërtetë,
qenke nur’ i kësaj bote,
dhe në rroj në këtë jetë,
rroj nga dashuria jote.
Nga syri që ndez ylberë,
fluturuan mendtë e mia,
dhe në vdeksha ndonjëherë,
do të vdes nga dashuria.
1998
6. Më vdiqe-më ngjalle
O hënëz që dole prej reje,
më dogje me flakë rrufeje,
më trete-më tere-më sose,
në det të pafund më fundose.
O zjarr i pashuar që digje,
më ngjalle dhe prapë më vdiqe,
o xhinde që dole prej prralle,
më vdiqe dhe prapë më ngjalle…
1998

Arben Duka je i madh
Beni ketu eshte vetvetja,eshte fillimi,eshte atje ku e nisi,eshte Beni,qe perdorte cdo cope te vogel letre per te hedhur ato momente frymezimi,qe mendja e frymezuar “ia ulte” neper vargje,kur e bukura i shfaqej kudo,neper nate,neper autobuse dhe makina,neper trena,rruge,pas nje feste “te forte” pijesh dhe shoqerie te sinqerte,ku maksimumi muzues arrinte limitet dhe feshferima e eres,gjetheve,apo pikat e shiut ngjallnin jeten e madhe rremujen danteske me te gjalle dhe te vdekur,buze,gjinj dhe ngrohtesi trupi femeror dhe nje mall per ato qe shkuan.Duk je njish!