Meta: Reforma në drejtësi do të miratohet

Elton Tafaruci

25-vjetori i Parlamentit pluralist është përkujtuar këtë të hënë përmes një ceremonie në ambjentet e këtij institucioni.

Në fjalën e tij, kryetari aktual i Parlamentit, Ilir Meta ka deklaruar se, Shqipëria ka ndryshuar mjaftueshëm në këto 25 vjet dhe jo vetëm nga aspekti politik.

“Shqipëria është sot një vend i respektuar në arenën ndërkombëtare, por shumë mbetet për të bërë për të garantuar një demokraci funksionale për qytetarët”, ka thënë Meta.

Gjithashtu ai shprehu bindjen e tij të palëkundur se reforma në drejtësi do të përmbyllet sa më parë.

“Jemi përballë reformës madhore në sistemin e drejtësisë. Reforma në drejtësi do të miratohet, por mbetet ende punë për të bërë. Mbetet ende për të bërë për një demokraci funksionale e jetë më të mirë” deklaroi kryeparlamentari.

Të pranishëm në këtë event kanë qenë ish-kryetarët e Parlamentit ndër vite, si Jozefina Topalli, Kastriot Islami, si dhe figura të hershme të politikës shqiptare.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *