Zëdhënësi i Kremlinit: Unë jam më i pasur se presidenti Putin

Elton Tafaruci

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov shpjegon se pse ai fitoi katër herë më shumë se presidenti rus Vladimir Putin në vitin 2015

Peskov tha se të ardhurat e tij janë 544 mijë dollarë vetëm në vitin 2015, për të cilat thotë se i ka trashëgimi nga babai i tij. Shumë kjo që tregon se ai kishte të ardhura më shumë se Putini në vitin 2015, shkruan BBC.

Edhe pse analistët perëndimore besojnë se presidenti Putin ka grumbulluar një pasuri të madhe të fshehtë, Peskov kundërpërgjigjet duke i quajtur këto akuza si “trillime totale”.

Në të dhënat e publikuara nga afera “Panama Papers”, u zbulua rrethi i elitës së pasur, duke përfshirë edhe presidentin Putin.

Megjithatë, presidenti ka mohuar çdo element të korruptimit nga ana e tij, duke thënë se kundërshtarët e tij po përpiqen ta destabilozojnë Rusinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *