Shumë anëtarë të partisë CSU, degëzimi bavarez i partisë konservatore të Angela Merkel, kërkojnë një gjerman si presidentin e ardhshëm të Bankës Qendrore Evropiane, duke akuzuar kryetarin aktual të institucionit, italianin Mario Draghi, se po dëmton kredibilitetin e institucionit.
“Politika e Mario Draghi-t ka bërë që BQE-ja të ketë një humbje masive të kredibilitetit”, deklaroi Hans Peter Friedrich, zëvendës president i grupit parlamentar të Unionit Kristiansocial (CSU), në një intervistë për të përditshmen popullore “Bild” të publikuar të hënën.
Draghi, i emëruar në vitin 2011 për një mandat prej tetë vitesh, do të largohet nga kreu i institucionit monetar në tetor 2019.
“Pasuesi i tij duhet të jetë një gjerman, që të ndikohet nga stabiliteti monetar i Bundestbank-ut gjerman”, theksoi Friedrich
