Tre vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi

Elton Tafaruci

Plot tre vjet bëhen sot që Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve. Dokumenti është nënshkruar nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Megjithatë, zbatimi i marrëveshjes në praktikë ka ngecur në shumë pika. Një nga më kryesoret është ajo për krijimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Sidoqoftë, marrëveshja për normalizim marrëdhëniesh ia ka hapur dyert Kosovës për Marrëveshjen për Stabilizim Asocim me Bashkimin Evropian, ndërsa Serbisë i ka ofruar negocaiatat për anëtarësim në këtë bllok.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *