Alarmi i gazetës gjermane: Do të ketë sulme terroriste në plazhet e Evropës

Elton Tafaruci

Gazeta gjermane ‘BILD’ është hapur sot me një kryeartikull në lidhje me sulmet terroriste nga xhihadistë të të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Sipas gazetës gjermane, gjatë verës do të ketë sulme terroriste nëpër plazhet e Evropës, duke ngritur një kërcënim real për sigurinë e qytetarëve.

‘BILD’ u referohet burimeve nga autoritetet e Gjermanisë, e këta të fundit janë informuar nga shërbimet e Inteligjencës italiane se terroristë të ISIS do të jenë të maskuar si shitës ambulantë nëpër plazhet e Evropës, por në fakt do të jenë kamikazë dhe do të hedhin veten në erë.

Gazeta gjermane shkruan se këto lloj sulmesh do të jenë kryesisht të përqëndruara në plazhet e Spanjës dhe të Italisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *