Louise Garavaglia, i cili ka jetuar në Francë për më shumë se dy dekada, po nxiton të aplikojë për një pasaportë franceze përpara referendumit të 23 qershorit mbi ‘Brexit’ në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk ka kohë të ‘presë për të parë.’
Nga ana e tij, konsulenti financiar me bazë në Paris Paul Johnson-Ferguson po siguron certifikata të lindjes përkthyera në kohë për të aplikuar për nënshtetësi franceze.
Me pak më shumë se dy muaj që kanë mbetur përpara mbajtjes së referendumit që do të përcaktojë nëse Britania e Madhe do të qëndrojë apo jo në Bashkimin Evropian, rreth 1.2 milion britanikë si Garavaglia dhe Johnson-Ferguson që jetojnë dhe punojnë në 27 shtetet e tjera anëtare të BE-së janë të shqetësuar në lidhje me cka do të sjellë largimi i mundshëm dhe cfarë do të nënkuptojë ai për statusin e tyre në vendet e banimit të tyre. Ka shumë nga ata që po përpiqen të mos ndryshojnë jetën e tyre paskëtaj.
‘Ka rreziqe që ju nuk mund ti përballoni, kur jeta juaj familjare dhe jetesa juaj janë në rrezik,’ thotë 47 vjecari Garavaglia. Martuar me një francez, ajo ka dy djem franko-britanik dhe zotëron një shkollë gjuhe në Paris.
‘Nëse Britania largohet nga BE-ja, unë ka të ngjarë të përfundojë të trajtohem sic do i huaj tjetër këtu, thjesht nuk e di c’mund të ndodhë,’ tha Johnson-Ferguson, i cili ka jetuar në Maisons-Laffitte, në periferinë perëndimore të Parisit, që nga viti 1998. ‘Unë personalisht nuk dua të jem francez, por jam i rrezikuar kështu që më duhet të veprojë disi.’
