Për t’ia errësuar, Ramës – Uashingtonin…

redaktor

Keq e ka tërbuar,
opozitën tonë,
vizita e Ramës,
në Uashington.

Keq e ka tërbuar,
Shtëpinë buzë Lanës,
vizita e Ramës,
në zyrë të Obamës.

I pari Nishani,
krejt e dogji qarkun,
duke ju bashkuar,
protestës për parkun.

Pastaj u ankua,
se s’e kishte hak,
që t’i thosh Erioni:
“Je bërë qesharak!”

Realisht Nishani,
çuditi gjithë fshatin,
po i shkreti burrë,
gjetkë e kish inatin!

Inatin e kishte,
me Barak Obamën,
që nuk ftoi Atë,
po ftoi Edi Ramën!

E kish me Obamën,
dhe me zotin Lu,
se është Nishani,
Homolog këtu!

Ndaj duhej Obama,
ta hapte siparin,
dhe përpara Ramës,
të priste Bujarin!

Po Nishanit fajin,
s’ja ka asnjeri,
kur nuk bën dot hije,
tek posti që rri!

I dyti pas Jarit,
që u bë si bisha,
ishte padyshim,
xha Sali Berisha!

Sala gjer në fund,
e ka shkelur gazin,
duke e bërë Ramën,
ortak me Shullazin!

Për t’ja errësuar,
Ramës – Uashingtonin,
Thotë që me Shullazin,
kërcënoi Konin!

Koni që për Salën,
ndrin si meteor,
e kanë trembur keq,
mos bëhet rektor!

Po s’qënkish kështu,
o Sali mavria,
se nuk do prangosej,
paq nga policia!

Nëse me mision,
nga Rama do ishte,
sot pranga në duar,
Shullazi s’do kishte!

I treti në listë,
është shoku Lul,
që Ditët e Ramës,
në fshatra u sul!

U sul nëpër fshatra,
të shajë qeverinë,
duke gjetur zgjidhje,
dhe për bujqësinë!

Duket do të kthejë,
Dyqindshen e vjedhur,
si një donacion,
në fshat për ta hedhur!

SHQUPI orë pas ore,
nxjerr nga një tellall,
duket kësaj here,
është vërtetë në hall!

Dhe pse propaganda
anti-Ramë s’u ndal,
ende nuk ka dhënë,
efekt minimal!

Dhe pse SHQUPI hedh,
veç gjyle të rënda,
është i pabesushëm,
si jashtë edhe brënda!

Jo se qeveria,
ka bërë shumë përpara,
por se SHQUPI vetë,
ka bërë hatara.

Share This Article
8 Comments
  • “Dhe pse SHQUPI hedh,
    veç gjyle të rënda,
    është i pabesushëm,
    si jashtë edhe brënda!”
    kjo është mëse e vërtetë beno!!ajo që unë nuk kuptoj përse i bën ti rreklamë??
    them se po i bën reklamë shqupit,salës a lulit!nuk ka rëndësi!!për mendimin tim kjo poezi nu është kundër tyre,por pro!ata janë aq posht saqë sa më pak të flasësh aq më shumë bien posht!!par nja dy ditësh ti kishe bërë një poezi për dëshmorët dhe atë që po i pregatit rama!!dhe një grup veteranësh kishin bërë të njëjtën gjë!!sidomos ata kishin shtruar pyetjen “përse qeveria nuk reagon për thënjet se do të hiqen varrezat nga sauku”!!dhe qeveria nuk reagon me të vërtetë!askush nuk reagon të thotë “kjo nuk është e vërtetë”,por reagon për kosh basketbolli për shullaz e kone e shelegër!!reagon për çdo gomarllëk që lëshon shqupi!!
    ai shqup që nuk ka thënë një fjalë,asnjë të vetme për be,për problemin që po flitet për varrezat e dëshmorëve!!është e çuditëshme beno se ai shqup që a qënë gjithnjë kundër tyre dhe nuk i ka respektuar asnjëherë!nuk foli asnjë fjalë as për muxhahidinët iranianë,pavarsisht se e dinte që rama kishte pranuar 5 fishin më shumë se atë që kishte firmosur saliu!!bile që rama e denoncoi në atë kohë si një prapaskenë të ndyrë të saliut!!
    beno po të bësh një arsyetim të vogël llogjik për këtë ndodhi!?
    çfar thua se del??
    që varrezat do të hiqen që aty,sepse ata që duan të ndërtojnë janë ata që kanë mbajtur(e mbajnë akoma me financime)në pushtet berishën,janë të njëjtit që mbajnë sot ramën!!janë ata që e mbështesin në media dhe në referendume!!
    beno duhet të rregullojmë punët tona dhe jo të merremi me të ndyrësirave!!
    puna jonë është ajo që sollëm në pushte dhe që po punon kundra nesh!!
    sala ka marrë fund!!lënja në harresë e shkatërron më shumë se replikat me të!!rreplikat e bëjnë që “uji të lëvizë”,injorimi e bën “ujin të qelbet”!!
    po të ishte se kjoqeveri,kjo shumicë do të ishte ujë i rrjedhshëm nuk kishte për tiu përgjigjur akuzave të salës,por ajo është po aq kënetë sa ai!!ajo i përgjigjet sepse kërkon të mos i dalë era asaj vetë!!
    kujdes beno kujdes!!mos u bëj krah i atyre që deri dje i kritikove me shumë të drejtë!!janë po aq të ndyrë sa ishin!!nuk janë përmirsuar për ti përkrahur!!

  • Je i madh, po me qafsh bej dhe nje poezi nga te tuat per nje nga servilet e rinj qe sapo ka pjelle SHQUPI, nje nga me irrituesit, me provincjalistet, me pandoflalepiresit, parazit i veres se Berishes, quhet Agron Gjekmarkaj.

  • E Zeza Shtepi e Bardhe

    Epo kjo eshte kuja
    ja arriti dita
    mburren komunistet
    “na pret Amerika…!”

    Pohon Arben Duka
    me gojen e vete
    Obama “xhandari”
    Ramen del e pret…

    Sic dikur e quanin
    ne kohen e “Xhaxhit”
    Jo Shtepi e Bardhe
    Shtepi e Katranit!

    Ka nderruar vakti
    “Xhaxhi” eshte bere Sala…!
    S’eshte me “Kumandari”
    Na ka bere te fala…

    Me vete, thote Beni,
    Sala u be prape Yni
    Nuk e pret Daj Sami
    Ç’ti besh…Edvinit!

    Na kane zene ngushte
    S’kemi kokerr leku
    na eshte thare baruti
    varur rri dyfeku…!

    Ah, te ishte “Xhaxhi…”
    Xhaxhi i Verteti,
    Tarrasi i KQ Bllokut
    Jo ky i Shqupetit

    Ah te ishte Shpati
    jo Kepurdhe e sorme
    Firme-Vetetima
    jo Mjafti ne Soros…

    Rri e mbytet lotesh
    Arbeni i Duke
    nga qe s’ka c’te bej
    Vec Sales i turret…!

  • kete rradhe beni
    Fare kot ja futi
    Laraska e rilindjes
    vezet i ben tek shqupi
    bilancin ta bejme
    s’eshte pune inati
    sa perfitoi vendi
    sa shpenzoi i gjati

  • KY U ARRESTUA ME URDHER TE AMBASADES USA.

    ESHTE KJO EDHE ARSYEJA PERSE JU REFUZUA VIZA PER AMERIKE PROKURORIT TE DURRESIT.

    SHTETASIT AMERIKAN I MBRON AMBASADA USA,

    SHTETASIT SHQIPETAR, I MBROJNE EDI RAMA DHE SALI BISHA.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    MEQENESE AUTORIN E PASKA ZENE MERAKU PER RAMEN, LE TE MARRE NJE LEPIRESE DHE “T’JA LEPIJE” SI SHOKET E TJERE.

  • Beni eshte nje thesar per popullin shqiptare .Nuk dua ti beje qejfin ,se me pelqejne ato qe shkruan ,por ndihem mire qe vargjet therese te tije zgjojne sado pak popullin e pergjumur.
    Satira dhe bejtet kane qene te pranishme ne shume kohera te historise se popullit shqiptare .Burimi i tyre si ne te shkuaren dhe tani kane qene dhe jane karagjozlleqet e politikanve dhe burrave te shtetit .Ne i kemi te pranishme ne arte e letersi.I kemi degjuar nga gjyshrit qe brezpasbrezi i kane percjell deri ne ditet e socme . Sarkarzmat e ditve te socme jane shume prekse sa qe i kalojne kufijte e nje llogjike normale shoqerore.
    Politika dhe qeverisja ne keto 25 vjete demokraci jane bere te padurushme e shoqerohen me shperthime shpirterore deri ne mallkim te vendit ku jetojme. Askush nuk e degjon kete ze per tu thene ndal karagjozlleqeve qe po e degradojne kete popull te sfilitur .

  • O Beno: Se pari eshte selia e PD e jo shtepia qendrore e ushtris popullore.Mire PD dhe e djathta paten xhelozi,po ju cfar te mirash ke pasur nga kjo vizite o poet servil partiak.Te thot Ky gjatoshi se cfar te mirash perfitoj populli.Pse nuk e thue se Edver Rama u prit me protesta nga shqiptart ne amerik.

  • Nderhyrja e Rames ne zgjedhjet presidenciale e shpetoi Ameriken.Ndihma morale eshte me e madhe se nderhyrja e Enver Hoxhes kunder Hrushovit te Kines,Liu Shao Ci dhe pasardhesve te tij Cu En Lai dhe Teng Hsiao Ping.Ashtu si atehere mbaruan hallet tona.Vaporrat me ndihma amerikane do te vershojne ne portin e Durresit.Avionet me ndihma amerikane do ulen ne aeroportine e Kukesit,sepse Rinasin e pushtuan Kinezet.Rama do te kete gjenialitetin te lyeje me boje jo vetem sheshin Skenderbej,por edhe seline e Brukselit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *