Ish-studenti i nxjerr të “palarat” kandidatit për rektor: Askush nuk do të ta shohë fytyrën!

Elton Tafaruci

Rektori i Fakultetit të Shkencave të Natyrës Mynyr Koni, njëherësh kandidat për rektor në Universitetin e Tiranës, në garën që mbahet më 20 prill, ndan shpesh deklarata dhe njoftime në faqen zyrtare të hapur në rrjetin social Facebook.

Një ndër to ishte edhe deklarata përmes së cilës deklaronte se do të vazhdonte garën për postin e rektorit të UT-së, pavarësisht kërcënimeve të marra, për të cilat policia është duke hetuar.

“Unë, kandidati Mynyr Koni, deklaroj që vazhdoj të jem në garë për postin e rektorit të Universitetit të Tiranës. I kërkoj studentëve dhe stafit akademik që sëbashku ta çojmë përpara këtë proces zgjedhor me urtësinë dhe zgjuarsinë që karakterizon botën tonë akademike”, shkruante Koni në Facebook më 16 prill.

Por ajo që bie në sy është komenti “ndryshe” i një ish-studenti në këtë status, mes vlerësimeve të shumta që Mynyr Koni ka marrë nga kolegë dhe studentë të tij. Ai thotë se për 4 vite në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, studentët nuk kanë pasur asnjëherë mundësinë të takojnë Konin, për të shprehur shqetësimet e shumta që ata ndainin në lidhje me të drejtat e tyre dhe jo vetëm.

“Më në fund e patëm mundësinë të ta shohim fytyrën. Për 4 vite te FSHN-ja, askush nuk të pa, askush nuk pati mundësinë të të takonte për shumë e shumë probleme, që nga katrahura me modulet e lëndëve që ju dogji vitin shkollor sa e sa studentëve, shkelja me të dyja këmbët e të drejtave të studentëve etj etj” komenton ai.

Ish-studenti i Shkencave të Natyrës flet në këtë koment për një situatë mjaft kritike në Fakultetit, ku pedagogët e besuar të dekanit Koni, i bënin presion nxënësve, së fundi edhe për të votuar për Konin si rektor në Universitetin e Tiranës. Nën drejtimin e Mynyr Konit, thotë studenti., Fakulteti u degjenerua dhe asgjë nuk funksiononte.

“E dimë shumë mirë të gjithë, madje edhe ti vetë që ti nuk do fitosh, asnjë student i FSHN-së nuk do të ta shohë bojën se nuk të pa asnjëherë kur pati nevoje për sqarime apo ndihmë me problemet që ju krijoheshin për fajin tuaj, nga keqmenaxhimi i atij universiteti. Qëkur erdhët ju, ai universitet vetëm u degjenerua këtë e kanë parë të gjithë. Dhe boll ju bënë presion studentëve pedagogët që të votojnë dhe të flasin mirë për ju. Ju nuk e meritoni të jeni rektor i UT. Falenderoj zotin që nuk jam më student te FSHN-ja se e di çdo më bënin ata “pedagoget” tuaj më të besuar (pasi më të vjetrit dhe më të mirët te FSHN-ja nuk kishin simpati për ju). Shko takoji studentët e FSHN-së nëpër salla, pa ju bërë presion dhe pa ju marrë emrat shënim pyeti se çfarë funksionon si duhet aty pasi po të më pyesësh mua në atë universitet nuk funksiononte asgjë, luftohej vetëm për t’u nxirë jetën studentëve. Nuk më intereson kush fiton por juve ju uroj një humbje sa më të thellë!”

Studenti jep edhe një argument të tijin se pse në statusin e prof.Konit ka vetëm komente pozitive.

“Por sot paske staf aktiv te kjo faqe, çdo koment negativ po fshihet me shpejtësinë e erës, kanë ngelur vetëm servilat si K.Vatoci që kanë shërbyer për të justifikuar dështimet katastrofale në çdo aspekt te FSHN-ja”, –

Share This Article
1 Comment
  • More I nderuar Muharem ! Ai ish studenti mbase ka të drejtë por nuk e lexoj gjëkundi emrin dhe komentin e tij. Ai ose është frikacak ose është shpifanjos si shumë të tjerë Frikacakë dhe shpifanjozë Pesonalisht mendoj që zgjedhjet për një drejtues të në Institucioni ku formohen breza në fush të ndryshme në shkencat e Natyrës, duhet të jenë të ndershme dhe me vlerësim të merituar. Intelektualët e mirëfillzë duhet të ndjejnë keqardhje për krijimin e situatave të tilla. Respekt për ju i nderuar Muharem. H.L.B.(Iliazi).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *