Deputeti i Parlamentit Europian Knut Fleckenstein ndodhet sot në Tiranë për negociatat që po zhvillohen mes palëve politike për miratimin e reformës në drejtësi.
I shoqëruar edhe nga ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin, Fleckenstein u prit nga kryetari i Parlamentit, Ilir Meta.
Takimi i mbajtur në ambientet e kryesisë së Kuvendit, zgjati rreth 60 minuta.
“Sapo takova zotin Meta. Do takoj dhe zotin Basha. Jam shumë I lumtur dhe do të inkurajoj të gjitha palët të ecin me tej” tha eurodeputeti.
Në axhendën e takimeve të Fleckenstein është parashikuar takim edhe me Kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
