Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi në parim p/ligjin për faljen e detyrimeve që kanë ish-ushtarakët në skemën e pensioneve suplementare nga rillogaritja e pensioneve.
I pranishëm në Komision ishte ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi. P/ligji pritet të shqyrtohet të hënën e javës që vjen nen për nen, pasi deputetët e komisionit i kërkuan ministrit Klosi përmirësimin e tij, duke përfshirë edhe kategorinë tjetër të ushtarakëve të prekur.
Kryetari i Komisionit, Erion Braçe i kërkoi ministrit Klosi hartimin e një ligji kuadër, në mënyrë që të mbrohet kjo kategori, e cila tha ai, është sulmuar sistematikisht nga qeverisja e djathtë për shkak se ata nuk i votuan. “Janë 6 ligje dhe 5 vendime të Gjykatës Kushtetuese për këtë kategori, Të hartohet një ligj i qëndrueshëm që mborn këtë kategori nga sulmet politike”, tha Bra]e
Ministri Klosi vuri në dukje se qëllimi i këtij projektligji është t’i japë zgjidhje problematikës shumëvjeçare të kategorisë së ish-ushtarakëve, e shkaktuar si pasojë e një kuadri ligjor jo të qëndrueshëm, i kundërshtuar që në fillimet e hartimit të tij dhe në vazhdimësi nga kjo kategori, si dhe i gjykuar dhe rrëzuar disa herë nga Gjykata Kushtetuese.
Zgjidhja e propozuar sipas këtij projektligji, tha Klosi, është falja e detyrimeve të ish-ushtarakëve që kanë rezultuar debitorë si pasojë e efekteve prapavepruese të rillogaritjes së pensioneve në zbatim të ligjit të vitit 2010, si dhe të periudhës së gjatë të nxjerrjes dhe përpunimit të dokumentacionit mbi pagën mesatare referuese dhe periudhën e shërbimit.
Opozita e cila megjithëse u shpreh në mbështetje të ndryshimeve të propozuara nga qeveria parimisht, e quajti elektoral p/ligjin, nisur nga fakti se ky p/ligj vjen një vit para zgjedhjeve të përgjithshme.

Natyrisht qe do te hyje ne fuqi nga maj i vitit te ardhshem dhe do te realizohet nga vjeshta e vitit 2017!!!!
Pse e fshehin se per cfare falje behet fjale?
Ne se e pranojne se qeverite Berisha kane nxjerre ligje anti kusghtetuese kunder ushtarakeve,atehere pse nuk e thone qe DO TE NA I KTHEJNE TE GJITHA LEKET E MBAJTURA QE PREJ VITIT 2009 ne zbatim te vendimit nr.33/2010 te Gj.Kushtetuese qe rrezon keto ligje???
Prap duan te na mashtrojne edhe keta PS-istet,ndonese kemi votuar per ata tere jeten!
Shteti duhet te na ktheje pensionet e pa paguara sipas ligjit qe nga viti 1993 e deri me sot!
Ligjet per ushtaraket jane bere si “BREKET” e Aishes:COPE-COPE!
Sa here jane kujtuar te na mbyllin gojen,kane nxjerree nga nje ligfj te ri me te poshter se ata te meparshmiot!
Dhe derdellitin per REFORME NE DREJTESI apo per PARIMIN E SIGURISE JURIDIKE!
Perralla!
Asnje reforme nuk do behet per te forcuar drejtesine,vetem se per propagande!
kus i ka borxh njeri – tjetrit , ushtaraket shtetit apo e kunderta ? boooooooooooooooll PS , harram votat tona