Nikoliç në Greqi “rikthen” Luftën e Parë Botërore” dhe thërret aleancën panortodokse

Elton Tafaruci

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç rikthehet në Luftën e Parë Botërore dhe i bën jehonë aleancës panortodokse antishqiptare.

Siç bën të ditur televizioni serb B92, presidenti serb, gjatë një manifestimi të madh në ishullin e Korfuzit, ka kujtuar kohën e Luftës së Parë Botërore dhe ekzaktësisht kohën kur ushtria serbe bashkë me princin dhe një pjesë të popullsisë u tërhoqën në malet e Mirditës në Shqipëri për t’i bërë ballë ofensivës Austro-Hungareze.

Por Nikoliç, i cili ishte në Greqi për të përkujtuar viktimat e luftës, në asnjë rast nuk tha një fjalë për bujarinë e shqiptarëve. Pasi s’kish si të ndodhte ndryshe, pasi Beogradi në atë kohë masakroi egërsisht trevat shqiptare jo vetëm në Kosovë, por edhe në Dibër e të gjithë zonën verilindore të Shqipërisë së sotme.

Në malet e Mirditës në fakt ishin një pjesë e madh i ushtrisë serbe, ku një numër i madh e ushtarësh vdiqën nga uria dhe sëmundjet, natyrisht dhe i ftohti i madh.

Historiografia serbe e ka quajtur këtë episod si “golgota shqiptare”. Një pjesë e këtyre ushtarëve më pas u dërguan në frontin grek në Selanik.

Presidenti serb, Tomislav Nikoliç i bëri jehonë vllazërisë serbo-greke, “që do të jetojë në përjetësi”, siç tha ai.

Më pas Nikoliç i ka bërë apologji të ashtuquajturës “ushtri të Esat Pashë Toptanit”.

“Serbia nuk do të harrojë kurrë aleatët e saj: Francën, Rusisë, Britaninë, ushtrinë e Esat Pashës. 21 mijë luftëtarë vdiqen në front”, tha Nikoliç.

Presidenti serb deklaroi në fjalimin e tij se “me urdhërin personal të Car Nikollës II, dhjetë ushtarë rusë, pjesë e divizionit të Moskës iu bashkuan vëllezërve të tyre”.

Nikoliç  falenderoi popullin e Korfuzit që tregoi dashuri për popullin serb.

Kryebashkiaku i Korfuzit, Konstantinos Nikolouzos, tha se ushtarët serbë që qëndruan në ishullin e tyre dhanë një mesazh të madh solidariteti dhe vllazërie para të gjithë botës.

Në lidhje me marrëdhëniet mes Serbisë dhe Greqisë, kryebashkiaku i Korfuzit tha se ata do të vazhdojnë të forcohen gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës.

“Në kohë të vështira, kur serbët përballeshin me sfida të mëdha, populli i Korfuzit qëndroi krah tyre si në vitet ’90-të të shekullit të shkuar në luftën që u zhvilluia në ish-Jugosllavi”, tha Nikolouzos i cili e cilësoi një dramë shkatërrimin e Jugosllavisë dhe ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999.

Share This Article
1 Comment
  • Ndaj edhe po shkojne per lesh ala keta.
    Greket ne borxhe deri ne gryke, si jevgjit t’u kerku pare nga Europa, serbet duke i puth bythen Putinit, nga ana tjeter t’u lepi bolet e Gjermanit e Amerikes, hajde gjeji dy vende mashtruese ne shek.21.S’kane per te bere hajer por kur i komshinj te bejne dem muterit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *