Mourinho përgatit autobiografin me titull “My Football”

redaktor

Mediat Spanjolle raportojnë se trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho po përgatitet të publikojë në Tetor, autobiografinë me titull “My football”. Për portugezin janë shkruar e botuar shumë libra, mes tyre edhe një biografi e autorizuar prej tij, por kjo që pritet të dalë në shitje disa muaj më vonë do të ketë në përmbajtje fjalët e hedhura në letër nga vetë dora e Mourinhos.

“Special One” mbushi 50 vjeç në Janar dhe tashmë mendon të shikojë prapa në kohë e karrierë ku pritet të hedhë në letër vitet e tij të shkëlqyera si trajner dhe jo vetëm. Në Librin e tij të ardhshëm thuhet se një vend të vakant do të kenë tre trofetë e fituar me Interin në vitin 2010, kohën te Chelsea, si dhe problemet që ka hasur dhe vazhdon të hasë në kryeqytetin spanjoll të Madridit me skuadrën dhe drejtuesit e Realit, transmeton Oranews.

Ndërsa nga ana tjetër, mediat italiane shkruajnë se në librin e Mourinhos do të ketë edhe histori të patreguara kurrë më parë ,të cilat pritet që të ngjallin shumë diskutime e debate. Tekniku Luzitan njihet për karakter të veçantë dhe replikues ndaj çdo kujt që synon të kundërshtojë vendimet e tij.

Në librin e ardhshëm pritet të mësojnë se ndaj kujt do të jetë sulmi i radhës i Teknikut Portugez. Sipas mediave Italiane bëhet e ditur se Biografia e “Special One” do të botohet në momentin kur Mourinho të ketë zgjidhur përfundimisht çështjen e të ardhmes së tij ku flitet për një largim nga Real Madrid, dhe një rikthim në radhët e skuadrës së Chelsit për një kalim te PSG ose te Manchester United për të zëvendësuar strategun Skocez Sër Alex Ferguson.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *