Gara në Universitet – Nikolla: Ngjarje e shëmtuar u bë fakt; Rama: Asnjë kandidat i PS

Elton Tafaruci

Ministrja Lindita Nikolla e konsideroi të papranueshme dhe ngjarje të shëmtuar kërcënimin ndaj rektorit duke shtuar se do të vendoset para ligjit kush guxon të cënojë autoritetin e arsimit të lartë.

“ Ngjarje e shëmtuar aspak e pranueshme u bë fakt. Falë ndërhyrjes së organizave të drejtësisë, qeverisë, drejtësia po vendos. dhe kush guxon të cënojë autoritet e arsimit të lartë po përgjigjet para drejtësisë, por ne duhet të vijojmë garën demokratike dhe ta finalizojmë” deklaroi ministrja Nikolla

Ndërsa kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të kundërshtarëve të tij politikë për ndërhyrje në zgjedhjet e botës akademike, duke deklaruar se PS nuk ka asnjë kandidat të saj në këtë garë.

“Si asnjëherë më parë në proces, deri tre ditë më parë, ankimimet kanë qenë zero. Dhe proçesi sipas informacioneve ka ecur normalisht. Si asnjëherë më parë qeveria dhe partia më e madhe e koalicionit nuk ka ndërhyrë në asnjë moment dhe nuk kanë venë gishtin për të orientuar votën mbi një kandidat dhe jo një tjetër. Nuk ka kandidat të PS.Janë kandidatë të Universitetit, Fakultetit, që përfaqësojnë një karrierë, meritën e tyre.Të gjithë janë të barabartë” u shpreh kryeministri.

Share This Article
1 Comment
  • ‘TE BARABARTE’ !?
    Kur nje kryeminister flet per ‘barazi’ kush eshte njesija ‘matese’ e ‘akademikeve’ qe 25 vjet kane qene keshilltare te KRIMIT,HAJDUTERISE:’SaliMetri’?
    Dhori KOLOT e tere akademiket e krimit e korrupsionit duhet te shkojne ne giotine para SALI NEEONIT se kane qene keshilltare te krimit EKONOMIK-FINANCIAR-BANKAR-BIZNESEVE-MONOPOLEVE-KLIENTALOIZMIT E -NEPOTIZMIT ANTISHQIPETAR!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *