Policia e Shkodrës ka zbardhur vdekjen e nënës së tre fëmijëve, Suela Sula.
39-vjeçarja u gjet e vdekur në banjën e mobilerisë së saj në anë të superstradës Shkodër-Lezhë.
Policia deklaroi se Suela Sula është vrarë na i shoqi.
Fillimisht u dyshua për një vetëvrasje të mundshme.
Por më pas ekspertët vërejtën që trupi i 39-vjeçares ishte lëvizur nga vendi.
Në të njejtën kohë, ekspertët konstatuan në fytyrën e viktimës njolla pranë syrit.
Ekspertët e Tiranës thanë se vdekja është shkaktuar nga asfiksia për shkak të mbylljes së rrugëve të frymëmarrjes.
Policia menjëherë ka marrë në pyetje familjarët e Sulos, përfshirë këtu edhe bashkeshortin e saj, Sadedin Sula.
Pas hetimit, të shoqit i janë vënë prangat.
Suela Sula ishte nënë e dy djemve dhe e një vajze.
